Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 5 të Durrësit, ku një burrë ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.
Sipas raportimeve, incidenti ka ndodhur në kushte lagështie, gjë që dyshohet se ka ndikuar në fatkeqësinë.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë nga goditja elektrike. Ende nuk është bërë publik identiteti i tij.
Autoritetet janë duke punuar për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.













