Prekëse në Fier/ 17 vjeçari e përplasi për vdekje me makinë: 2 vajzat shkojnë në shkollë pa babanë, shoqërohen nga nëna!

Edhe pse ëndrra më e madhe e Kreshnik Tomanit, 35- vjeçarit të ndjerë i cili ndërroi jetë pasi u përplas me një automjet në 24 gusht, nga një 17 vjeçar, ishte jo vetëm të shkollonte vajzat e tij, por Nikitën ta bënte këngëtare, gjithçka u përmbys.

Në këté ditë të parë të shkollës Nikita dhe motra e saj Fjonisa nuk u shoqëruan nga babai i tyre i dashur, dhe as me buzëqeshje si gjithë fëmijët e tjerë.

Të kapura për dore nga nëna e tyre Kristina e cila mbante me vete dhe foshnjën 9- muajshe teksa përmbahej të mos lotonte, dy vajzat iu bashkuan fëmijëve të tjerë , në shkollën e mesme artistike “Jakov Xoxa” për të nisur rrugëtimin e dijes.

Një histori e dhimbshme, që i dha ngjyrë gri një dite te vecante si kjo e sotmja.