Atentati me 1 viktimë dhe 3 të plagosur në Shkodër, ky është ish-anëtari i Këshillit Bashkiak që mbeti i vrarë!

Armando Pali mbeti i vrarë nga atentati me breshëri plumbash në qendër të Shkodrës, pranë një lokali pranë bashkisë.

Ai ishte duke pirë kafe me anëtarin e grupit të Bajrit, Erogen Vaso (Brajoviç) kur autorët janë afruar dhe kanë qëlluar me breshëri ndaj tyre.

Dyshohet se shënjestër ka qenë Erogen Vaso (Brajoviç), vëllai i Denis Bajrit.

Ndërkohë, Armando Pali rreth 10 vite më parë ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës. Ndërkohë, ai ka qenë edhe punonjës i IMT-së së Shkodrës.