Velipojë, Shqipëri – 5 Shtator 2025
Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në plazhin e Velipojës, ku një shtetas kosovar, Gj. K., 80 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak sapo ka dalë nga deti.
Për shkak të këtij arresti, ai ka humbur jetën në vendngjarje.
Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme ligjore.
Drejtoria Vendore e Policisë njofton qytetarët se hetimet vazhdojnë dhe të gjitha procedurat janë duke u zhvilluar në përputhje me ligjin.
