Procedohet 54-vjeçari që dyshohet se goditi një 26-vjeçar për motive të dobëta

Elbasan, 3 Shtator 2025

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë referuar materialet në Prokurori për shtetasin Y. Xh., 54 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një 26-vjeçar për motive të dobëta. Rasti është referuar në Prokurorinë e Elbasanit për veprime të mëtejshme.