Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në unazën e qytetit të Korçës, ku një automjet ka përplasur një grua që po lëvizte me biçikletë.
Ngjarja ka ndodhur ende në rrethana të paqarta, ndërsa e lënduara ka marrë trauma si pasojë e përplasjes. Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila e ka transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.
Ende nuk ka informacione zyrtare mbi gjendjen e saj shëndetësore. Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.














