Vjedhje në një dyqan në Prrenjas, policia në kërkim të autorit

Librazhd, 1 Shtator 2025

Në Prrenjas, është raportuar vjedhja e një shume parash në dyqanin e shtetases D. L., 39 vjeçe.

Policia e Librazhdit ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale në vendngjarje, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

Rasti është referuar në Prokurorinë e Elbasanit.