Policia ka dhënë një komunikatë sqaruese lidhur me plagosjen e ish-efektivit të policisë Adil Veli në Sarandë pasditen e sotme.
Rreth orës 19:10 pas një konflikti 56-vjeçari u godit me sende të rënda, me tytën e një pistolete.
Sipas policisë, gjatë konfliktit arma u shkrep në ajër në mënyrë të pavullnetshme duke mos rrezikuar jetën e personave në konflikt e sipër.
Në vend ngjarje është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë arme zjarri. Sakaq, vijojnë veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa ish-efektivi ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 19:10, në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti është dëmtuar me një send të fortë, dyshohet me tytën e një pistolete, shtetasi A. V., 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, dyshohet se gjatë momentit të goditjes me tytën e armës, arma është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme në ajër, pa shkaktuar pasoja. Si provë materiale, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë arme zjarri.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të saj.
