Ndahet nga jeta mjeku i shquar elbasanas Dr. Naim Demiri

Është ndarë nga jeta mjeku i shquar elbasanas Dr. Naim Demiri. Doktori i njohur dhe i dashur për të gjithë, u shua në moshën 83-vjeçare.

Dr. Demiri ishte një figurë e respektuar në komunitetin mjekësor dhe një emër i nderuar për qytetin e Elbasanit, i cili kontribuoi për dekada me përkushtim, profesionalizëm dhe humanizëm në shërbim të shëndetit publik.

Varrimi do të bëhet ditën e nesërme, më 16 korrik 2025, në orën 11:00.

Në emër të elbasanion, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë atyre që e njohën e vlerësuan.