Elbasan, 4 Korrik 2025 – Një aksident rrugor është regjistruar dje në unazën e qytetit të Elbasanit, ku një kamion është përplasur me një motomjet.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi B. Ç., 81 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas veprimeve hetimore, Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për:
B. S., 71 vjeç, drejtuesi i kamionit
B. Ç., 81 vjeç, drejtuesi i motomjetit
Ngjarja po hetohet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive.
