Elbasan, 27 Qershor 2025 – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, ku është gjetur pa shenja jete shtetasi K.Z., 33 vjeç.
Sipas informacioneve paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës. Dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë mbidoza, pasi i riu ishte përdorues i substancës narkotike heroinë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
