E rëndë në Tiranë, qeni kafshon 3-vjeçarin!

Një 35-vjeçar është vënë nën hetim pasi qeni i tij ka kafshuar një të mitur 3 vjeç.

Policia bën me deji se, aktualisht 3-vjeçari është në kujdesin e mjekëve dhe nuk dihet gjendja e tij.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: Xh. S., 35 vjeç, pasi qeni i tij ka kafshuar një të mitur 3 vjeç, në oborrin e banesës së 35-vjeçarit.