SHKODRA- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 00:05 në Shkodër. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Perlat Rexhepi”, ku një 49-vjeçar ka plagosur një 26-vjeçar për motive të dobëta. Autori i dyshuar i ngjarjes është shpallur në kërkim ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Njoftimi i policisë:
Plagosi me armë zjarri një 26-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori.
Rreth orës 00:05, në lagjen “Perlat Rexhepi”, shtetasi P. F., 49 vjeç, dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. Ç., 26 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
