Policia del me informacion zyrtar për aksidentin në seri: 5 të plagosur nga përplasja mes 3 makinave, 2 prej tyre pasagjerë

Elbasan, 3 qershor 2025 – Një aksident rrugor i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në lagjen “Dyli Haxhire” të Elbasanit, në afërsi të vendit të njohur si “Ura e Zaranikës”, ku janë përplasur tre automjete.

Të përfshirë në aksident ishin automjetet që drejtoheshin nga shtetasit D. Z., I. A. dhe E. L. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur të tre drejtuesit e mjeteve, si dhe dy pasagjerë që ndodheshin në automjetin e I. A. Të dëmtuarit janë dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaktarët e këtij aksidenti. Deri më tani, nuk ka detaje të mëtejshme mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurve.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 17:20, në lagjen “Dyli Haxhire”, vendi i quajtur “Ura e zaranikës”, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete, me drejtues përkatësisht shtetasit D. Z., I. A. dhe E. L..
Si pasojë janë dëmtuar të tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin I. A., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore, në spital.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.