Publikohet foto dhe emri i të riut shqiptar që humbi jetën pasi e zuri poshtë zetori gjatë punës në Itali

Itali, 24 mars 2025 – Një aksident tragjik i ka marrë jetën 31-vjeçarit shqiptar, Gentjan Muça, në fshatin Gessopalena të Italisë. I riu po punonte me një traktor në fushë kur mjeti u përmbys, duke e zënë poshtë.

Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe ekipeve të shpëtimit me helikopter, Muça nuk mundi t’i mbijetonte plagëve. Ai la pas gruan, prindërit, vëllezërit dhe një motër. Sipas mediave italiane, trupi i tij do të sillet në Shqipëri për t’u prehur në vendlindje.