LEZHË- Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në një stallë bagëtish në fshatin Barbullojë në Shënkoll të Lezhës. Bëhet me dije se për shkak të përmasave të mëdha të flakëve dhe erës së fortë, është kërkuar ndihmë edhe nga bashkitë Kurbin, Mirditë dhe Vau Dejës, të cilat kanë dërguar forca zjarrfikëse shtesë për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.
Si pasojë e zjarrit veç djegies totale të stallës paraprakisht dyshohet se brenda janë djegur rrethe 200 krerë bagëti të imëta. Zjarrfikëset janë në terren duke punuar për të vënë flakët nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në zonat përreth.
