Përplasi për vdekje me skaf Jonada Avdiaj, Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 18 vite burg për Arjan Tasen

Në datën 3 gusht 2022, Arjan Tase, komisari i Policisë, përplasi për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdiu, në plazhin e Potamit. Ai futi gomonen në hapësirën e rezervuar për pushuesit, duke kryer manovra të rrezikshme. Tase goditi me pjesën e prapme të mjetit lundrues, 15 metra larg bregut, duke shkaktuar plagë të rënda që çuan në humbjen e jetës së fëmijës.

Familja Avdiu, që kishte origjinë nga Tropoja dhe jetonte në Angli, kishte ardhur në Shqipëri për pushime verore. Ata kishin zgjedhur pikërisht plazhin e Potamit për të kaluar pushimet, por kjo zonë u shndërrua në makthin më të madh për ta.

Vendimi i Gjykatës së Apelit:

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 18 vite burg për Arjan Tasen, i cili ishte shpallur fajtor për vrasjen e Jonada Avdiut.