Vëllai i 40-vjeçarit Gledian Hoxhallari, i cili u plagos me armë zjarri nga i dashuri i ish-bashkëshortes së tij, është shprehur se gjendja e tij momentalisht është stabël.
Në emisionin “Me zemër të hapur”, ai u shpreh se kërkon drejtësi për vëllain e tij, duke shtuar se djali i ish-çiftit, që ndodhej në vendngjarje, është marrë në pyetje në praninë e psikologëve. Vëllai i të plagosurit shtoi se “nuk e di kush është ajo nënë që lë fëmijën në rrugë dhe lë ish-bashkëshortin të shtrirë duke e ditur të vdekur e ikën me të dashurin”.
“Momentalisht gjendja e tij është e qetë. Në praninë e psikologëve, ka dhënë dëshminë edhe djali. Unë nuk e di kush është ajo nënë që lë fëmijën në rrugë dhe lë ish-bashkëshortin të shtrirë duke e ditur të vdekur e ikën me të dashurin. Unë jam vetë prind e nuk mund të braktis kurrë fëmijën. Kërkoj drejtësi për tim vëlla”, tha ai.
