Aksident i rëndë në Durrës, përplaset për vdekje një person që lëvizte me biçikletë

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Durrës, ku një automjet ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë.

I aksidentuari është konstatuar se ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa automjeti që e ka përplasur nuk ka ndaluar për t’i dhënë ndihmën e parë, por është larguar.

Policia po punon për identifikimin e viktimës dhe njëkohësisht gjetjen e drejtuesit të mjetit.