Arrestohet djali që rrahu nënën në Elbasan, shpallet në kërkim burri që dhunoi gruan.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 43 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin S. M., 37 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Vijon puna për kapjen e 37-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
