GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën në Evia të Greqisë, ku dy vëllezër akuzohet se kanë vrarë babanë e tyre 65-vjeçar duke e mbytur me jastëk.
Dy autorët nuk e kanë rrëfyer që në fillim veprën e tyre. Sipas mediave greke, djali 45-vjeçar fillimisht ka lajmëruar policinë dhe ka deklaruar se babai i tij 65-vjeçar ka vdekur. Autoritetet mbërritë menjëherë në shtëpinë e tyre për të hetuar rrethanat në të cilat ndodhi vdekja e tij.
Pak orë më vonë, mbrëmjen e së martës, dy vëllezërit së bashku me dhëndrin 65-vjeçar, gjatë marrjes në pyetje, kanë rrëfyer se kanë mbytur babanë e tyre me jastëk.
