Përplasen kokë më kokë automjetet në aksin Librazhd-Elbasan

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd.

Rasti u regjistrua mëngjesin e sotëm rreth orës 06:20.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Xibrakë. Automjeti tip “Skoda” që drejtohej nga 54-vjeçari, Ilirjan Kllogjeri u përplas me automjetin tip “Toyota” me drejtues 35-vjeçarin Vullnet Kazia nga Peshkopia.

Si pasojë e aksidentit, automjetet janë dëmtuar pothuajse plotësisht, ndërsa drejtuesit e tyre kanë mbetur të plagosur rëndë teksa janë dërguar në repartin e kirurgjisë së Spitalit Rajonal të Elbasanit për trajtim mjekësor.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.