Gjendet i pajetë në burg shqiptari në Greqi

GREQI- Një 37-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në burgun e Malandrinos në Greqi. Siç raportohet nga mediat greke 37-vjeçari është gjetur nga punonjësit e burgut.

Gjithashtu së bashku me shqiptarin është gjetur pa ndjenja edhe një 38-vjeçar grek i cili është dërguar me ambulancë në spitalin e Amfisës, ku pasi ka marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor është kthyer në qelinë e burgut.

Ndërkohë policia po kryen hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa është urdhëruar autopsia për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së 37-vjeçarit shqiptar.