Ngjarje tronditëse! Ishte shpallur i zhdukur, 35-vjeçari gjendet i pajetë në një pemë

Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin Pjesë të Shijakut, ku një 35-vjeçar dyshohet se ka kryer vetëvrasje duke u varur në një pemë.

Ngjarja u zbulua rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme. Burime bëjnë të ditur se viktima është një i ri nga Tirana.

Autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë për të sqaruar rrethanat e këtij akti tragjik.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 27.11.2024, rreth orës 19:00, në fshatin Pjezë Shijak, në një pemë në anë të rrugës është gjetur dyshohet i vetëvarur, shtetasi E. Sh., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili sipas familjarëve të tij dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 4, pasi familjarët e tij kanë kallëzuar se ishte larguar nga banesa.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.