Mjeti përplas për vdekje të moshuarin në aksin Shkodër-Koplik.
‘Rreth orës 05:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik” automjeti me drejtues shtetasin Aleksandar Bugarin, 35 vjeç, banues në Podgoricë, ka përplasur këmbësorin shtetasin Gjon Gugaj, 80 vjeç.
Si pasojë 80 vjeçari, ka humbur jetën.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtjeshme proceduriale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit’, informon policia.













