Mjeti përplas për vde*kje 63-vjeçarin, largohet nga vendngjarja

Përplaset nga një automjet, gjendet i vdekur në rrugë 63-vjeçari.

‘Më datë 29.10.2024, rreth orës 23:40, në fshatin Shtoj i Ri, shtetasi L. Q., 62 vjeç, dyshohet se është aksidentuar nga një automjet ende i paidentifikur dhe si pasojë ka humbur jetën gjatë transportimit në Spitalin Rajonal Shkodër.

Vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit’, njofton policia vendore.