Makina përplaset me motorin në Fier, çifti i bashkëshortëve dërgohen me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin rrugor Fier-Libofshë, në fshatin Agim të Fierit pranë një karburanti.

Mësohet se një automjet është përplasur me një motor.

“Tentova vetëvrasjen!”/ Transgjinori: Nuk më regjistrojnë tek Jurikdiku, më bullizojnë

Si pasojë, drejtuesi i motorit dhe pasagjerja që udhëtonte me të (çift bashkëshortësh) rreth 65 vjeç kanë pësuar dëmtime dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shkak dyshohet të jetë bërë shpejtësia tej normave dhe rruga e pandriçuar.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit.