Përplasen tre makina në aksin Lezhë-Laç, humb jetën një person, plagoset rëndë një tjetër

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme (e diel 27 tetor) në aksin Lezhë-Laç.

Tre automjete janë përplasur mes tyre.

Burime pohuan se ka qenë mjeti tip Opel që ka tentuar parakalimin dhe u përplas me dy mjete të tjerë një mjet tip Ford dhe një Fuoristradë.

Megjithatë do të jetë policia dhe grupi hetimor që do përcaktojnë shkaqet e aksidentit.

Për pasojë drejtuesi i mjetit tip Opel ka humbur jetën.

Ai është ende i paidentifikuar.