Ndahet nga jeta Xhemal Lufta

Është ndarë nga jeta artisti, mësuesi dhe një nga figurat e njohuru për qytetin e Elbasanit, Xhemal Lufta.

Ndarja nga jeta ka hidhëruar pa masë familjen dhe gjithë të njohurit e tij.

Xhemal Lufta ishte një njeri mjaft i dashur, mjaft pozitiv dhe me një shpoirt të vërtetë artisti. Ndaj dhe gëzonte njohje e respekt të gjërë.

Xhemal Lufta u lind me 20 qershor 1935 në Elbasan. Shkollën 7-vjeçare e mbaroi në vendlindje në vitin 1950. Më 1954, mbaron shkollën e mesme në liceun artistik “Jordan Misja” në Tirane. Në vitin 1969 kryen studimet e larta ne Akademinë e Arteve, në Tiranë ku merr titullin “piktor”. Dhjetë vjet para Akademisë dhe tre vjet pas saj punoi në shkolla 8-vjeçare të qytetit. Ka marrë pjesë në të gjitha ekspozitat lokale dhe kombëtare që nga viti 1957. Në ekspozita lokale dhe në raste konkursesh ka marrë çmime të para. Në ekspoziten Kombëtare të talenteve të reja merr çmim inkurajues dhe çmim të tretë në konkursin kombëtar të 30-vjetorit të çlirimit te atdheut (1974) për ciklin me temë “Peizazhe nga fshati”.

Elbasanion u pëcjell familjes ngushëllimet e sinqerta!