Bie nga pema ndërsa ishte duke vjelë ullinj, 46 vjeçari transportohet me urgjencë me helikopter drejt Traumës

Një 46-vjeçar, Blerim Lika, ka mbetur i plagosur rëndë në Ksamil pasi ka rënë nga një pemë gjatë vjeljes së ullinjve.

Ai u dërgua menjëherë në Spitalin e Sarandës, ku u diagnostikua me fraktura të shumta si pasojë e rënies. Më pas, për shkak të gjendjes së tij të rënduar dhe nevojës për trajtim më të specializuar, Lika u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Autoritetet po ndjekin rastin.