E rëndë në Tiranë / 70-vjeçari qëllon me thikë një 60-vjeçar, dërgohet me urgjencë në spital (EMRAT)

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “4 Dëshmorët” të kryeqytetit në rrethana ende të paqarta.

Sipas raportimeve, autori i plagosjes është 35-vjeçari Eljot Xhafa, i arrestuar tashmë nga policia, ndërsa personi që ka mbetur i lënduar, 60-vjçari Agron Doci, i cili është dërguar me ambulancë drejt spitalit.

Autori është me precedent penal të mëparshëm, ndërsa dinamika e ngjarjes mbetet ende e paqartë.

“Më datë 12.10.2024, rreth orës 18:00, në rrugën “4 Dëshmorët”, shtetasi E. Xh., rreth 40 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës shtetasin A. D., 60 vjeç.

60-vjeçari si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia në një njoftim për mediat.