‘Më keni bullizuar fëmijët’! 32-vjeçari i del para autobusit në fshatin Xibrakë dhe kanos shoferin bashkë me nxënësit

Një 32-vjeçar i ka dalë para autobusit në fshatin Xibrakë dhe ka kanosur shoferin bashkë me nxënësit nën pretendimin se i kanë bullizuar fëmijët.
Për ngjarjen u njoftua policia Elbasan e cila ka ndaluar autorin

‘Policia Elbasan ndaloi G. B., 32 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Xibrakë, ka kanosur me fjalë drejtuesin e një autobusi të transportit publik, shtetasin E. Sh., dhe nxënësit e një shkolle 9-vjeçare, të cilët udhëtonin në këtë autobus, me pretendimin se ata kanë bullizuar fëmijët e tij’, citon komunikata.