HAS- Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Nikoliq të Hasit, ku si pasojë kanë humbur jetën nënë e bir. Mësohet se Rexh Lushi pasi ka shpëtuar bashkëshorten e tij është futur në shtëpi për të nxjerrë nënën e bllokuar mes flakëve, por nuk ka mundur dot të dalë prej andej.
Gjithashtu Lushi kishte lajmëruar edhe zjarrëfiksen. Ndërkohë që zjarrfikësit kane gjetur vetëm trupin e nënës së tij, Time Lushit dhe po punohet për gjetjen e Rexh Lushi.













