Bie nga lartësia e një pallati ku po kryente punime, humb jetën 58- vjeçari

Një 58- vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme, pasi ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim, ku po kryente punime.

Sipas policisë, ngjarja na ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Dërvish Luzha”, në kryeqytet, ndërsa 58 vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes për shkak të dëmtimeve të rënda që ka marr.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Dërvish Luzha”, dyshohet se, aksidentalisht duke punuar, është rrëzuar nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi K. I., 58 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.