Automjeti përplas këmbësoren, ndërron jetë e moshuara. Policia arreston të riun

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në hyrje të qytetit të Laçit. Mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësore 72-vjeçe.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar 24-vjeçarin Samuel Kasmi, drejtuesin e automjeit, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 12:20, në Laç, automjeti me drejtues shtetasin S. K., 24 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen M. Gj., 72 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën.

Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, 24-vjeçarin, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.