Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në aksin pogradec-Lin.
Bëhet me dije se njëri nga turistët anglezë, është nisur me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës.
Në aksident janë përfshirë dy mjete që sipas policisë njëri prej tyre ka kryer një manovër të gabuar duke shkaktuar edhe përplasjen kokë më kokë.
Sipas njoftimit të policisë, nga përplasja e fortë kanë mbetur të plagosur dy turistë anglezë dhe drejtuesja e mjetit tjetër.















