Gjendet i shtrirë në rrugë, ndërron jetë në spital 37-vjeçari

Një person u evidentua i shtrirë në rrugë pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit.

Egli Proga është transportuar më pas në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë dëmtimeve dhe ka ndërruar jetë.

Sipas policisë, shtetasi rreth 37-vjeçar, ka qenë nën efektin e alkoolit dhe është rrëzuar.