Aksident në seri në aksin Korçë-Bilisht, 8 persona të plagosur

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin Korçë-Bilisht, në vendin e quajtur “Ura e Trenit”. Bëhet me dije se aksident janë përfshirë 3 automjete dhe se janë lënduar 8 persona të cilëtndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.