Ekspertët dhe agjencitë e sigurisë kibernetike në mbarë botën po paralajmërojnë njerëzit për një valë përpjekjesh hakerimi të lidhura me black-outin teknologjik të ndodhur dy ditë më parë. Megjithëse nuk ka asnjë provë që ndërprerja e CrowdStrike ishte shkaktuar nga aktiviteti keqdashës, disa persona po përpiqen të përfitojnë.
Agjencitë kibernetike në Mbretërinë e Bashkuar dhe Australi po paralajmërojnë njerëzit që të jenë vigjilentë ndaj emaileve, telefonatave dhe faqeve të rreme që pretendojnë se janë zyrtare. Dhe kreu i CrowdStrike, George Kurtz, inkurajoi përdoruesit që të siguroheshin se po flisnin me përfaqësuesit zyrtarë të kompanisë përpara se të bënin ndonjë veprim.
