Të nxehtit ekstrem po i vjen fundi, në mesjavë vijnë ditët e shumëpritura me rënie temperaturash

Javën që vjen vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme dhe pak më të freskët, për shkak të tërheqes së Anticiklonit Afrikan dhe ai i Azoreve.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti pritet të jetë fillimisht i kthjellët si dhe vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdites kryesisht në relievet kodrinore malore të vendit. Vranësirat do të pasohen nga reshje e shiu të cilat pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.