Motori përplaset me biçikletën, humb jetën drejtuesi i biçikletës

Aksident me vdekje në Lushnje.

Një motoçikletë përplaset me një biçikletë. Pë pasojë humb jetën drejtuesi i biçikletës, plagoset drejtuesi i motoçikletës.

Ngjarja ndodhi në fshatin Karbunarë.

Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe grupi hetimor.

Ende nuk është identifikuar viktima. Ndërsa drejtuesi i motoçikletës u dërgua në spital.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:15, në aksin rrugor “Karbunarë-Lushnjë”, motomjeti me drejtues shtetasin J. L. 61 vjeç, është përplasur me një biçikletë me drejtues shtetasin F. Xh., rreth 50 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën.

Drejtuesi i motomjetit ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.