I kishte duart e lidhur me kabuj elektrikë/ I moshuari gjendet i pajetë në banesë

Ngjarje e rëndë në Tiranë. Një i moshuar i ka dhënë fund jetës duke u vetëlidhur me kabuj elektrikë.

Policia e Tiranës bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tish Daija” të kryeqytetit, ndërsa paraprakisht dyshohet se ai është vetëvrarë duke lidhur duart me kabllo elektrike.

‘Rreth orës 11:05, në rrugën “Tish Daija”, është gjetur pa shenja jete, në banesën e tij, shtetasi N. A., 79 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është vetëvrarë duke lidhur duart me kabllo elektrike.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit’, informon policia.