18-vjeçari aksidenton me vd*ekje me makinë 8 vjeçaren në Gjirin e Lalëzit

Një aksident ka ndodhur në Gjirin e Lalëzit mbrëmjen e sotme.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një fëmijë teksa po kalonte njërin krah të rrugës për tek tjetri.

Bëhet me dije se fëmija është me origjinë sllovake, e moshës 8-vjeçare, ndërsa aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Kryqëzimi i Lurës.

Me gjithë ndihmën e dhënë fëmija ka ndërruar jetë.

DURRËS- Njoftimi i plotë:

Durrës/Informacion paraprak/ Rreth orës 20:00, në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalësit, një automjet me drejtues shtetasin G. Gj., 18 vjeç, ka përplasur një shtetase minorene S. S., 8 vjeçe, nga Sllovakia. Si pasojë e përplasjes 8 vjeçarja ka humbur jëtën në spital.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.