Bëhet me dije se përveç dhunës, ai ka tentuar ta godasë me një mjet të fortë.
TIRANË- Arrestohet në Tiranë një 47-vjeçar. Mësohet se 47-vjeçari F.G, ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.
Bëhet me dije se përveç dhunës, ai ka tentuar ta godasë me një mjet të fortë.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin F. G., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe ka tentuar ta godasë atë, me mjet të fortë.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
