Makina tenton të parakalojë autobusin, përplaset me godinën e biznesit

Një aksident i rëndë, që mund të ishte kthyer në tragjedi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bypassin e Vlorës.

Mësohet se një mjet tip “Golf”, ka dal nga rruga duke u përplasur me një dyqan, që ndodhej në pjesën anësore. Drejtuesi ka tentuar të parakalojë me shpejtësi një autobus me punonjës fasonerie por si rrjedhojë e shpejtësisë, ka humbur kontrollin. Drejtuesi është lënduar duke marrë plagë në kokë teksa është transportuar me urgjencë në spital fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti mund të kishte përfunduar në brendësi të godinës e cila funksiononte si qendër mësimi gjuhe të huaj por qepenat e dyqanit e kanë penguar. Qendra e kurseve në ato momente fatmirësisht ishte mbyllur.