Është gjendur i vdekur drejtuesi i mjetit që ra në humnerë në aksin Shushicë-Fushë-Buall.
Ai është shtetasi Nazmi Boja 56 vjeç.
Për gjetjen e mjetit u angazhuan ekipet e zjarrfikësve të Elbasanit, emergjencat civile dhe të alpinizmit të kërkim shpëtimit malor.
Terreni malor e ka bërë të vështirë vështirë punën e grupeve të kërkimit.
Për këtë arsye, eshte kerkuar ndihma e Emergjencave Civile në Tiranë të cilat kanë dërguar një helikopter të ndihmës së shpejtë.
Më në fund mjeti është lokalizuar, por fatkeqësisht drejtuesi kishte dnërruar jetë.
