Aksident në aksin Shushicë-Fushë-Buall, mjeti bie në humnerë

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Fushë-Buall-Shushicë.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë qindra metra në greminë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekipet e zjarrfikësve të Elbasanit, emergjencat civile dhe të alpinizmit të kërkim shpëtimit malor.

Mësohet se prej disa orësh vazhdojnë kërkimet, por terreni i thyer malor e bën të vështirë punën e grupeve të kërkimit.

Për këtë arsye, bashkia e Elbasanit ka kërkuar ndihmën e Emergjencave Civile në Tiranë të cilat kanë dërguar një helikopter të ndihmës së shpejtë i cili vijon kërkimet nga ajri për të lokalizuar të dëmtuarin.

Deri tani dyshohet për një të dëmtuar.