“Si ka mush 18 akoma”/ Përgjimet nga dosja, Sulejmanaj i kërkon inspektorit në Rinas kalimin e të miturit pa prokurën e prindërve: E kemi nis dhe herë tjetër

TIRANË- Të tjera përgjime janë zbardhur nga dosja hetimore e arrestimit të efektivëve në aeroportin e Rinasit që kalonin drejt vendeve të BE-së, njerëz që nuk iu lejohej.

Në krye të grupit ishte Eneo Sulejmanaj, ku nga arrestimi i tij dhe sekuestrimi i telefonave u zbulua edhe skema e mashtrimit me kalimin e këtyre personave kundrejt pagesave.

Në përgjimet e mëposhtme në aplikacionin “Signal”, Sulejmanaj i kërkon inspektorit në Rinas, Briken Tereziut (i shpallur në kërkim, të kalojë një djalë të mitur pa prokurën e prindërve.

PJESË NGA PËRGJIMET:

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 05.06.2023, nga ora 02:45 PM – 03:29 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht

Eneo: O vlla ca ben si je. A mu lodhe

Briken: Si je mire

Eneo: Mire vlla. Kemi i cunin e shokut ton. E kemi nis dhe her tjtr

Briken: Ca ka

Eneo: (I dërgon pasaportën e shtetasit Klensid Dyrka). Si ka mush 18 akoma

Briken: Te them per pak

Eneo: Ok vlla. Me thuja vlla

Në orën 03:29PM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Klensid Dyrka është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 05.06.2023 ora 15:44 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB. Më datë 21.12.2023, ora 09:18 është përpunuar përsëri nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB. Shtetasi Klensid Dyrka dtl. 27.05.2006, nuk ka mbushur moshën 18 vjeç dhe është lejuar të udhëtoj pa prokurën e prindërve.