Humb jetën minatori në Bulqizë

Humb jetën minatori në Bulqizë.

Zeni Murati 60 vjeç, ka ndërruar jetë pas goditjeve që mori nga shembja në minierë.

‘Rreth orës 11.30, është dërguar në spital pa shenja jete, shtetasi Z.M., rreth 60 vjeç, i cili dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar, në Bulqizë.

Policia po shoqëron personat përgjegjës, ndërkoh grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes’, informon policia vendore.