TIRANË- Një 62-vjeçar ka rënë nga kantieri i ndërtimit ditën e djeshme në Sarandë. Mësohet se i moshuari Servet Ziflaj fillimisht u dërgua në spitalin e Sarandës, ndërkohë që ngjarja u mbajt e fshehtë nga autoritetet.
Por për shkak se gjendja e 62-vjeçarit u përkeqësua dhe ra në koma, sot ka dal lajmi për aksidentin në kantier ndërtimit. Ziflaj është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Deri më tani ka disa persona që kanë pësuar aksident në kantier ndërtimi. Ditët e fundit në Lezhë ka pasur 2 viktima për shkak se nuk janë respektuar kriteret e sigurisë në kantier ndërtimi.













